Nënkryetari i Omonias: Të merreshin masa të tjera, e padrejtë Beleri 3 muaj në burg

Shqipëria

Nënkryetari i Omonias: Të merreshin masa të tjera, e padrejtë Beleri 3 muaj në burg

Më: 11 gusht 2023 Në ora: 23:04
Fredi Beleri

Nënkryetari i Omonias, Jorgos Xhomaka tha në një intervistë për Euronews Albania  se është e padrejtë që Fredi Beleri të qëndrojë 3 muaj në burg.

Që prej 12 majit, Fredi Beleri ndodhet në paraburgim për shkak se akuzohet për blerje të votave në Himarë, aty ku kandidoi dhe fitoi në zgjedhjet e 14 majit, por ende nuk e ka ushtuar funksionin e tij për shkak të përballjes me drejtësinë.

“Drejtësia mund të kishte bërë veprime të tjera që të favorizonin gjithë këtë proces. Mund ta lironte me arrest shtëpie ose ta linte të shkonte të bënte betimin në radhë të parë dhe pastaj procesi gjyqësor mund të vazhdonte. Nëse do të kishte fakte ose do kishte bërë ato faje që pretendohet se i ka bërë, do t’i nxjerrë në pah drejtësia. Atëherë mund të dënohej, por që të mbahej 3 muaj në burg mendojmë se është e padrejtë,” – u shpreh Xhomaka.

Të hënën në Himarë do të zhvillohet një protestë në mbështetje të kryebashkiakut të zgjedhur Fredi Beleri. Protesta organizohet me iniciativën e organizatës “Omonoia”, në ora 18:00, në Pedonalen Qendrore të qytetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat