Konflikt me armë zjarri në Korçë, shpallen në kërkim dy vëllezër

Shqipëria

Konflikt me armë zjarri në Korçë, shpallen në kërkim dy vëllezër

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 23:06
Foto ilustrim

Dy vëllezër janë përfshirë në një konflikt mbrëmjen e kësaj të enjteje në Korçë.

Mësohet se shtetasit Mateo e Dhimitër Dadushi janë konfliktuar me një tjetër person për motive të dobëta.

Sipas policisë, njëri prej vëllezërve ka qëlluar me armë zjarri. Më pas, ata janë larguar nga vendngjarja pasi kanë konstatuar praninë e policisë.

Vijon puna për kapjen e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat