Kanabisi në Zall-Herr, pritet masa e sigurisë për 3 ushtarakët

Shqipëria

Kanabisi në Zall-Herr, pritet masa e sigurisë për 3 ushtarakët

Më: 7 gusht 2023 Në ora: 10:57
Foto ilustrim

Në Gjykatën e Tiranës ka nisur seanca për masën e sigurisë për 3 ushtarakët e arrestuar për kanabisin e mbjellë në repartin ushtarak 10-60 në Zall-Herr.

Gramoz Mullai, Rustem Koci dhe Gentjan Zhurda akuzohen për shpërdorim detyre.

Dy ditë më parë, në kuadër të operacionit “FOKUS” policia e Tiranës asgjësoi 125 bimë kanabis të mbjella brenda territorit të repartit ushtarak në Zall Herr.

Menjëherë pas ngjarjes ka reaguar ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, që njoftoi pezullimin nga detyra për të gjithë personat përgjegjës në repartin ushtarak të Zall Herrit brenda në territorin e të cilit u gjetën 125 bimë kanabisi.

Euronews Albania ka mësuar se në repartin ushtarak të Zall Herrit, ku shërbejnë më shumë se 300 ushtarakë, bimët narkotike ishin të shpërndara në 6 parcela në zonën e pyllëzuar.

Ajo që ka befasuar më shumë policinë ka qenë fakti që bimët kanë qenë deri 2,7 metra të larta, që do të thotë se janë kultivuar prej të paktën prej 3 muajsh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat