Kanabisi në Zall-Herr, ish-shefi i Shtabit: Papërgjegjshmëri e niveleve të larta

Shqipëria

Kanabisi në Zall-Herr, ish-shefi i Shtabit: Papërgjegjshmëri e niveleve të larta

Më: 6 gusht 2023 Në ora: 15:26
Foto ilustrim

Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të  Ushtrisë, Xhemal Gjunkshi tha në një intervistë për Euronews Albania se zbulimi i bimëve narkotike në repartin ushtarak të Zall Herrit është një rast u paprecedentë për FA.

Sipas tij papërgjegjshmëria në këtë rast shkon në nivelet më të larta, duke nisur nga ministri i Mbrojtjes dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm që nuk kanë bërë asnjë reagim lidhur me rastin.

“Është një rast i paprecedentë për FA dhe për një vend anëtar të NATO. Kjo ka edhe një fillesë, nuk dua të nxjerr përgjegjësinë, por ministri i Mbrojtjes dhe shefi i shtabit nuk kanë vepruar edhe pse ka kalua një ditë nga operacioni.

Kemi individë drejtues që nga 2013 i kanë dhënë këtij pushteti dhe janë shpërblyer me detyra të larta edhe jashtë vendit. Nuk mund të tolerohet, këtu ka një papërgjegjshmëri të niveleve të larta”, tha Gjunkshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat