Qytetari nga Himara gjen portofolin e një turisti të huaj dhe e dorëzon në polici

Shqipëria

Qytetari nga Himara gjen portofolin e një turisti të huaj dhe e dorëzon në polici

Më: 6 gusht 2023 Në ora: 15:24
Foto nga vendi i ngjarjes

Shërbimet e Policisë së Himarës i kanë dorëzuar një turisti të huaj, portofolin që ai kishte humbur në një rrugë në Himarë. Portofoli i turistit të moshuar holandez ishte gjetur dhe ishte dorëzuar në Komisariat, nga një banor i Himarës.

Turisti nga Holanda, pasi ka marrë portofolin, në Komisariatin e Policisë Himarë, ka falënderuar qytetarin, për gjestin e tyre.

Një tjetër portofol është gjetur nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, gjatë patrullimit në territor. Në afërsi të një hoteli, kanë gjetur në tokë, një portofol me një shumë parash, karta bankare dhe një pasaportë të shtetit të Kuvajtit.

Punonjësit e Policisë e kanë dorëzuar portofolin në Komisariatin e Policisë Sarandë dhe pas verifikimeve dhe komunikimit me personelin e hotelit në afërsi të të cilit u gjet portofoli, rezultoi se pasaporta që u gjet në këtë portofol i përkiste një turisti nga Kuvajti që ishte akomoduar në këtë hotel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat