Aksident i rëndë në Pogradec, 3 fëmijë mes të plagosurve

Shqipëria

Aksident i rëndë në Pogradec, 3 fëmijë mes të plagosurve

Më: 6 gusht 2023 Në ora: 07:28
Foto ilustrim

Një tjetër aksident rrugor është regjistruar  të shtunën mbrëma, këtë herë në aksin rrugor Pogradec-Lin, ku kanë mbetur të plagosur 5 persona.

Sipas të dhënave paraprake, aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Udënisht, ku janë përfshirë një makinë Hyundai dhe një Volkswagen.

Policia bën me dije se një nga të plagosurit është në gjendje të rëndë dhe po dërgohet drejt Tiranës, teksa 3 të tjerë janë të mitur të moshës 10-13 vjeç.

Shkak i aksidentit mendohet të ketë qenë një parakalim i gabuar, ndërkohë që vijojnë hetimet.

Më herët, një aksidenti i trefishtë u regjistrua në aksin Korçë-Pogradec, ku mbetën të plagosur 7 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat