“Diplomatët, pa paga”, MEPJ: E pavërtetë, s’ka asnjë bllokim të llogarive bankare

Shqipëria

“Diplomatët, pa paga”, MEPJ: E pavërtetë, s’ka asnjë bllokim të llogarive bankare

Më: 3 gusht 2023 Në ora: 16:00
Foto ilustrim

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka përgënjeshtruar një lajm të publikuar në disa media online në lidhje me bllokimin e llogarive bankare të kësaj ministrie.

Përmes një komunikate zyrtare, minisria nënvizon se nuk ka asnjë diplomat që shërben jashtë vendit i cili nuk ka marrë pagesën, sikundër edhe atë të muajit korrik.

MEPJ thekson se çdo përfaqësie diplomatike të Republikës së Shqipërisë gëzojnë imunitet diplomatik e kësisoj janë të pacënueshme në çdo rrethanë.

Njoftimi

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme cilëson si të pavërtetë dhe abuziv informacionin e publikuar në disa portale, mbi të ashtëquajturin “bllokim” të llogarive bankare të MEPJ apo përfaqësive diplomatike shqiptare, përfshirë Italinë.

MEPJ informon opinionin publik dhe median se në bazë të Konventës së Vjenës llogaritë bankare të MEPJ e të çdo përfaqësie diplomatike të Republikës së Shqipërisë gëzojnë imunitet diplomatik e kësisoj janë të pacënueshme në çdo rrethanë.

Çdo punonjës i MEPJ dhe i shërbimit më jashtë si në Itali e në çdo shtet tjetër ka marrë pagesën rregullisht, sikundër edhe atë të muajit korrik, konform ligjeve dhe kodit të punës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat