ID-të do të prodhohen nga shteti, ministri Balla aplikon në zyrat e “IdentiTek” për rinovimin e pasaportës biometrike

Shqipëria

ID-të do të prodhohen nga shteti, ministri Balla aplikon në zyrat e “IdentiTek” për rinovimin e pasaportës biometrike

Më: 3 gusht 2023 Në ora: 08:59
Ministri i Brendshëm Taulant Balla

Ministri i Brendshëm Taulant Balla aplikoi sot që në orët e para të mëngjesit për rinovimin e pasaportës biometrike.

Shërbimet për pajisjen dhe rinovimin e dokunenteve të identifikimit, kryhen prej 1 gushtit nga kompania shtetërore “IdentiTek”.

Për t’u pajisur me karta ID dhe pasaporta, qytetarët duhet të blejnë kuponin përkatës pranë zyrave të Postës Shqiptare.

Edhe Ministri Balla ka ndjekur të njëjtën procedurë, pas marjes së kuponit është paraqitur në zyrat e “IdentiTek” për të vijuar me depozitimin e të dhënave biometrike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat