Vjedhje nën kërcënimin e armës, kapet pas 11 vitesh 46 vjeçari në Fier

Shqipëria

Vjedhje nën kërcënimin e armës, kapet pas 11 vitesh 46 vjeçari në Fier

Më: 2 gusht 2023 Në ora: 10:38
Foto ilustrim

Një 46 vjeçar është vënë në prangat e policisë së Fierit pas 11 vitesh, pasi akuzohet për një vjedhje të ndodhur nën kërcënimin e armës në vitin 2012. Sipas policisë mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Portëz ku i arrestuari vodhi nën kërcënimin e një arme zjarri, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, një shumë parash në një subjekt për shitje të gazit.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka caktuar ndaj 46-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi akuzohet se në vitin 2012, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, nën kërcënimin e një arme zjarri, vodhi rreth 60 000 lekë, në një subjekt për shitje të gazit, në fshatin Portëz.

Hetimet vijojnë për identifikimin dhe kapjen e shtetasit tjetër të implikuar në këtë rast.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat