Sekuestrimi i inceneratorit, Kryemadhi: Jepi SPAK, ktheju çdo qindarkë qytetarëve

Shqipëria

Sekuestrimi i inceneratorit, Kryemadhi: Jepi SPAK, ktheju çdo qindarkë qytetarëve

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 13:10
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka reaguar në lidhje me sekuestrimin e incneratorit të Tiranës.

Përmes një postimi në facebook, Kryemadhi inkurajon organin e akuzës që të vijojë më tej hetimet për inceneratorin e Tiranës, duke ndjekur paranë, dhe duke vendosur përpara përgjegjësisë penale të gjithë personat e përfshirë.

Postimi i plotë

SPAK më në fund ndërmori një veprim ndaj inceneratorit të Tiranës, i kallëzuar prej meje që prej dy viteve.

Në këto momente shumë të rëndësishme, duhet të mos harrojmë se:

Inceneratori i Tiranës është një vepër kriminale produkt i bashkëpunimit mafioz mes zyrtarëve publikë dhe biznesit. Të dyja palët janë përgjegjëse në vjedhjen e shqiptarëve.

Të ndiqen paratë e vjedhura kudo ku këta hajdutë me kostum zyrtari e biznesi i kanë fshehur, dhe çdo qindarkë t’u kthehet qytetarëve.

Jepi SPAK, edhe pak të duhet të arrish te peshqit e mëdhenj të Inceneratorit, Agaçi, Rama, Veliaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat