Unioni i Transportit tha se do reduktonte urbanët/ Kontrollori: Ja si është situata

Shqipëria

Unioni i Transportit tha se do reduktonte urbanët/ Kontrollori: Ja si është situata

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 11:57
Estref Agalliu

Estref Agalliu, kontrollor i transportit publik në Tiranë tha në një intervistë për Euronews Albania, se pavarësisht se Unioni i Transportit Publik në Tiranë dha ultimatumin se do reduktonte urbanët deri në momentin që do të rishikohej subvencioni nga ana e bashkisë, qarkullimi ka qenë njësoj.

Ai tha se këto ditë kanë ushtruar kontrolle dhe kanë parë që si numri i urbanëve në qarkullim edhe frekuencat kanë qenë si gjithnjë, ashtu siç janë miratuar.

“Ne u njohëm me një ultimatum të shoqatës së transportit të Tiranës.

Nga kontrollet që kemi bërë dje dhe sot, numri i mjeteve ka qenë i njëjti dhe më të njëjtat frekuenca siç janë miratuar. Gjendja është normale, nuk ka asnjë shkurtim të asnjë mjeti në linjë”,-tha kontrollor i transportit publik në Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat