The Jewish Post (1937)/ Qeveria shqiptare njeh zyrtarisht komunitetin hebre në vend – Në Vlorë filloi ndërtimi i sinagogës së parë

Shqipëria

The Jewish Post (1937)/ Qeveria shqiptare njeh zyrtarisht komunitetin hebre në vend – Në Vlorë filloi ndërtimi i sinagogës së parë

Aurenc Bebja Nga Aurenc Bebja Më 31 korrik 2023 Në ora: 10:54
Flamuri i Izraelit

“The Jewish Post” ka botuar, të premten e 9 prillit 1937, në ballinë, një shkrim rreth njohjes zyrtare të komunitetit hebre asokohe nga qeveria shqiptare, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Hebrenjtë shqiptarë do të hapin sinagogën e parë

Tiranë, Shqipëri – Komuniteti i parë hebre në Shqipëri u njoh zyrtarisht nga qeveria javën e kaluar. Ai përfshin dhjetë familje hebreje në Vlorë – numri më i madh në të gjithë vendin.

Image
Burimi : The Jewish Post, e premte, 9 prill 1937, ballinë

E gjithë popullsia hebreje e Shqipërisë përbëhet nga 35 familje.

Pas regjistrimit zyrtar të komunitetit hebre, në Vlorë filloi ndërtimi i sinagogës së parë të ndërtuar në vend pas grumbullimit të 350 napolonëve ari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat