Riaktivizohen vatrat e zjarrit në fushën e Maliqit, hektarë me grurë në flakë

Shqipëria

Riaktivizohen vatrat e zjarrit në fushën e Maliqit, hektarë me grurë në flakë

Më: 30 korrik 2023 Në ora: 18:52
Foto ilustrim

Vatrat e zjarrit në zonën torfike të fushës së Maliqit janë riaktivizuar këtë të diel.

Gazetari i ABC News, Roland Beqiraj raporton se zjarri ka përfshirë rreth 70 hektarë kashtë, grurë i korrur.

Tre mjete të shërbimit zjarrfikës të Bashkisë së Maliqit janë në terren për të izoluar flakët e zjarrit që të mos përhapen më tej në sipërfaqet ku gruri është korrur.

Jozyrtarisht, raportohet se shkak janë bërë temperaturat e larta që kanë ndikuar në ndezjen e zonës torfike duke përfshirë kështu një sipërfaqe kaq të madhe.

Zjarrfikësit e kanë tejet të vështirë për të punuar në një terren të tillë edhe për shkak të vështirësisë që sjell era. Sipas banorëve, një zjarr i tillë në  fushën e Maliqit nuk është parë herët e tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat