Sherri në Hamallaj, punonjësi i përjashtuar i Gardës, shofer i Lindita Nikollës

Shqipëria

Sherri në Hamallaj, punonjësi i përjashtuar i Gardës, shofer i Lindita Nikollës

Më: 30 korrik 2023 Në ora: 13:08
Lindita Nikolla

Konflikti për çështje pronash mes familjeve në Hamallaj, ka nisur për një rrugë në lagjen “Hidrivor Hamallaj”. Sipas dëshmisë së dhënë përpara grupit hetimor, kryefamiljari Pjetër Kaçi, 80-vjeç, ka qenë duke ecur, kur vëllezërit e familjes Nikolla i kanë zënë rrugën.

Martin Nikolla, me profesion punonjës Garde, e ka kërcënuar me armë zjarri pistoletë duke qëlluar në ajër.

Pasi ka shkuar në shtëpi, 80-vjeçari u ka treguar djemve se çfarë kishte ndodhur.

Këta të fundit, të pajisur me mjete të forta dhe leva hekuri, janë përplasur me vëllezërit e familjes Nikolla.

Punonjësi i gardës është dhe shoferi i kryeparlamentares Lindita Nikolla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat