Sherri në Fushë Krujë, merret vendimi për punonjësin e gardës që qëlloi me armën e shërbimit

Shqipëria

Sherri në Fushë Krujë, merret vendimi për punonjësin e gardës që qëlloi me armën e shërbimit

Më: 30 korrik 2023 Në ora: 12:51
Foto ilustrim

Martin Nikolla, gardisti që u përfshi në sherrin në Fushë Krujë është përjashtuar nga Grada e Republikës

“Garda e Republikës është informuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës mbi përfshirjen e një efektivi të Gardës në një incident të dhunshëm, në Hamallaj, ku dyshohet se inspektori M.N., ka përdorur edhe armën e shërbimit.

Me urdhër të Ministrit të Brendshëm është bërë përjashtimi i menjëhershëm i këtij punonjësi, nga radhët e Gardës së Republikës.

Ndërkohë Policia e Shtetit ka bërë ndalimin e tij”, njofton ministria e Brendshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat