Sherr mes dy fiseve në Sukth, rrihen brutalisht me shkopa bejsbolli, shkak rrugica ku kalonin

Shqipëria

Sherr mes dy fiseve në Sukth, rrihen brutalisht me shkopa bejsbolli, shkak rrugica ku kalonin

Më: 30 korrik 2023 Në ora: 11:52
Martin Nikolla

Një sherr që ka degraduar në përplasje fizike ka ndodhur këtë të dielë mes dy fiseve në Fushë Krujë.

Mësohet se familja Nikolla janë zënë me familjen Kaçi në Hamallas.

Ndërkohë që bëhet me dije se Martin Nikolla së bashku me vëllezërit e tij, i bënë pritë familjes Kaçi. Ata kanë qëlluar me shkopinj bejsbolli anëtarët e familjes Kaçi në Hamallas. Konflikti për shkak të rrugicës ku kalonin.

Nga dhuna britale kanë mbetur të plagosur rëndë babë e bir nga familja Kaçi.

Janë shoqërur në policinë e Fushë-Krujës Alfred, Petrit e Arben Nikolla. Ndërsa është larguar nga vendi i krimit njëri prej vëllezërve Martin Nikolla. 

Vëllezërit Nikolla kanë qëlluar rreth 5 herë me armë drejt anëtarëve të familjes Kaçi.

Sherri për punën e përdorimit për kalim të një rrugice në lagje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat