Humb kontrollin e motomjetit, plagoset 25-vjeçari në Fier

Shqipëria

Humb kontrollin e motomjetit, plagoset 25-vjeçari në Fier

Më: 29 korrik 2023 Në ora: 20:32
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur në Fier, ku një 25-vjeçar mbeti i plagosur.

Rreth orës 18:20 në fshatin Grykë të Fierit, 25-vjeçari ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit, i riu ka përfunduar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të daljes nga rruga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat