Zgjedhjet për kreun e PD, Sefa: Deri në orën 14:00 kanë votuar 11602 anëtarë

Shqipëria

Zgjedhjet për kreun e PD, Sefa: Deri në orën 14:00 kanë votuar 11602 anëtarë

Më: 29 korrik 2023 Në ora: 16:00
Sekretari për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore Indrit Sefa

Sekretari për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore Indrit Sefa është shprehur se deri në orën 14:00 kanë votuar 11602 demokratë në zgjedhjet që po zhvillohen për kreun e ri të PD-së.

Në një deklaratë për mediat ai tha se kanë përcaktuar dhe mënyrën se si mund të votojnë anëtarët që nuk e kanë emrin në listat që janë përgatitur nga Komisioni.

“Ne kemi përcaktuar dhe mënyrën se si mund të votojnë dhe anëtarët  që nuk e kanë emrin në listat e përgatitura në Komision.

Këta anëtarë që paraqiten me kartën e anëtarësisë, ia paraqesin Komisionit të votimit dhe të votimit dhe komisioni i vlerëson dhe i shënon në një listë të posaçme e cila e regjistron emrin e anëtarin dhe e lejon atë të votojë. Pjesëmarrja është brenda pritshmërive duke pasur parasysh periudhën që po zhvillohen”- tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat