“Kriminelët, gjithmonë një hap para policisë”- Softa komenton operacionin e SPAK

Shqipëria

“Kriminelët, gjithmonë një hap para policisë”- Softa komenton operacionin e SPAK

Më: 29 korrik 2023 Në ora: 15:22
Foto ilustrim

Eksperti i Sigurisë Fation Softa, ka komentuar operacionin e SPAK pak ditë më parë në Kukës, Shkodër e Tiranë ku në pranga ranë biznesmenë, policë e zyrtarë të lartë.

I ftuar në Euronews Albania, ai tha se hetimet duhet të thellohen, pasi fakti që emri i Ervis Martinajt doli sërish në skenë, do të thotë se ka dhe shumë zyrtarë të tjerë që janë përfshirë në këtë çështje.

“Kemi një emër të frikshëm. Përsëri Martinaj shpallet në kërkim dhe ndoshta këto hetime mund të çojnë në informacione që mund të identifikojnë nëse ka të dhëna të besueshme nëse Martinaj është gjallë apo është një person që e kanë ekzekutuar.

Fakti që lidhjet e Martinajt kanë qenë në këto nivele, duhet që ky hetim të vërtetojë se kush janë këto punonjës, përveç personit të arrestuar. Kush janë ato oficerë të lartë, deri kur ka vajtur ky lloj hetimi. Kriminelët janë një hap përpara policisë së shtetit”- tha Softa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat