Zgjedhjet në PD/ Voton “rivali” i Bashës dhe sulmon Bardhin: Mbledhja e Këshillit Kombëtar s’ka asnjë vlerë ligjore

Shqipëria

Zgjedhjet në PD/ Voton “rivali” i Bashës dhe sulmon Bardhin: Mbledhja e Këshillit Kombëtar s’ka asnjë vlerë ligjore

Më: 29 korrik 2023 Në ora: 10:19
Gjergji Hani

Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Gjergji Hani ka votuar në zgjedhjet e sotme. Me një fjalë të shkurtër para gazetarëve, Hani komentoi mbledhjen e Këshillit Kombëtar të së enjtes, ndërsa tha se ky proces nuk ka asnjë vlerë ligjore. Sipas tij takimi nuk ka asnjë lloj firme dhe është bërë online.

“Sa i takon vendimit të Bardhit, nuk ka asnjë vlerë ligjore. Nuk ka asnjë lloj firme dhe i bërë online me platformën “zoom”,  tha ai.

I pyetur nga media nëse beson tek fitorja përballë rivalit, Lulzim Basha, Hani dha këtë përgjigje:

“Le të kërkojmë dhe të përpiqemi të ketë mbarëvajtje,  që të mos e thyejmë mbarëvajtjen e heshtjes zgjedhore. Fitojnë të gjithë, fiton Partia Demokratike”, tha ai.

Ai ftoi anëtarët e Partisë Demokratike të dalin dhe të votojnë, në mënyrë që nesër të kërkojnë llogari për lidershipin e tyre.

“Ju falënderoj që po pasqyroni këtë ngjarje të jashtëzakonshme, në këtë ditë të jashtëzakonshme. Thirrje demokratëve që të dalin të votojnë, për të kërkuar nesër llogari. Pjesëmarrja është vlerë e demokracisë dhe se duhet t’i kthejmë moralin kësaj partie.”, u shpreh Hani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat