Gazetarja e njohur zbulon detaje të bujshme nga arrestimet e djeshme: Biznesmeni kontaktoi Vis Martinajn për vrasje

Shqipëria

Gazetarja e njohur zbulon detaje të bujshme nga arrestimet e djeshme: Biznesmeni kontaktoi Vis Martinajn për vrasje

Më: 28 korrik 2023 Në ora: 12:33
Sipas gazetares, polici kishte tentuar ta eliminonte Gjokën në një atentat që dështoi në vitin 2017.

Gazetarja e kronikës Aida Topalli zbuloi gjatë një interviste për Euroneës Albania detaje nga megaoperacioni i SPAK ku u arrestuan ish-drejtori i Forcave Operacionale, Oltion Bistri, biznesmeni Pëllumb Gjoka, si dhe drejtuesi i prokurorisë së Kukësit Xhevahir Lita, si dhe emra të tjerë të njohur të botës së krimit.

Teksa u ndal te arrestimi i biznesmenit Pëllumb Gjoka, Topalli tha se ai u arrestua pasi është zbuluar se ka kontaktuar Ervis Martinajn për ta paguar për vrasjen e një polici të burgjeve me të cilin kishte konflikt.

Sipas gazetares, polici kishte tentuar ta eliminonte Gjokën në një atentat që dështoi në vitin 2017.

Kemi biznesmenin Pëllumb Gjoka, i arrestuar për të njëjtën çështje. Kur i dëgjojmë këta emra në plan në parë duket se nuk kanë lidhje me njëri tjetrin, por krimi ka avancuar aq shumë saqë grupe të ndryshme janë bërë bashkë për të eliminuar kundërshtarët e tyre. Biznesmeni Gjoka ka kontaktuar Ervis Martinaj dhe ka dashur që të vrasë një person, i cili ka tentuat t’i bëjë një atentat më herët në vitin 2017. Ka qenë një polic i burgjeve. Pëllumb Gjoka duke kontaktuar Ervis Martinajn dhe duke marrë informacione nga Oltion Bistri, kanë tentuar që të bëjnë pikërisht këtë atentat. Duke paguar Ervis Martinajn dhe Elion Haton, mik i Martinaj i bëri i njohur në ngjarjen e Bllokut”, tha gazetarja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat