Akuzohet si ekzekutor në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj/ GJKKO merr vendimin, burg përjetë për Redjan Rrajën

Shqipëria

Akuzohet si ekzekutor në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj/ GJKKO merr vendimin, burg përjetë për Redjan Rrajën

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 00:30
Foto ilustrim

Gjykata e Posaçme ka dënuar me burg përjetë Redjan Rrajën. Lajmi u konfirmua për “BalkanWeb” nga gazetarja Klodiana Lala. Redjan Rraja akuzohet si ekzekutor në atentatin ndaj makinës së ish-prokurorit të Durrësit Arjan Ndoj, ngjarje e ndodhur tek vendi i quajtur, mbikalimi i Shkozetit.

Kujtojmë se si pasojë e këtij atentati mbeti i vdekur shoferi, Andi Maloku, ndërsa dy të tjerë u plagoset.

Ndërkohë GJKKO ka dënuar me 35 vite burg Arjol Halilaj që dyshohet si anëtar i grupit kriminal.Sakaq Redjan Rraja është nipi i ish-deputetit Rrahman Rraja.

Gjithashtu theksojmë në atë kohë hetimet zbuluan se gjurmët e gjetura në armët automatike si dhe në automjet u krahasuan me ato të personave të skeduar më herët dhe rezultuan se përputheshin me gjurmët e Redjan Rrajës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat