Shisnin kanabis në Durrës, arrestohen dy të rinjtë, sekuestrohen dy pako dhe 103 doza lëndë narkotike

Shqipëria

Shisnin kanabis në Durrës, arrestohen dy të rinjtë, sekuestrohen dy pako dhe 103 doza lëndë narkotike

Më: 25 korrik 2023 Në ora: 14:19
Foto nga vendi i ngjarjes

Dy të rinj janë arrestuar pasi u shisnin kanabis në Durrës, në zonën e quajtur “Vollga”.

Rolando Shala theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe ushtronte veprimtarinë e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza. 26-vjeçari akuzohej për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”. Ai bashkëpunonte me Eduard Kullesin i cili siguronte doza të lëndës narkotike kanabis.

Gjatë kontrollit në banesën e 27-vjeçarit Kullesi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 2 pako me lëndë narkotike kanabis, 103 doza me lëndë të dyshuar cannabis sativa, të gatshme për shitje, një peshore elektronike dhe 1000 qese farmaceutike që përdoreshin për ndarjen e lëndës narkotike në doza.

Sipas policisë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat