Ekspertja paralajmëron: Sot do kemi rekord të temperaturave të larta, por surprizat na presin në fundjavë

Shqipëria

Ekspertja paralajmëron: Sot do kemi rekord të temperaturave të larta, por surprizat na presin në fundjavë

Më: 25 korrik 2023 Në ora: 11:11
Foto ilustrim

Përfaqësuesja e Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, Anira Gjoni, thotë se pritet që dita e sotme të kapi vlerën maksimale të temperaturave.

Në një lidhje direkte për një emision televiziv, Gjoni informoi se temperaturat do të thyejnë rekordet në disa zona, ku në bregdet do të kapin vlerën 41gradë celsius, zonat e ulëta 45 gradë, zonat kodrinore 42 gradë dhe zonat malore 38 gradë.

“Këto vlera do të jenë vetëm ditën e sotme, ku edhe mëngjesi ka qenë shumë i nxehtë.

Të mërkurën do ketë një rënie temperaturave dhe të enjten do bien gradualisht dhe në fundjavë dhe do të vijojnë në këtë trend deri në 3-4 gusht.

Pritet që pothuajse të gjitha qytetet e mëdha të regjistrojnë temperatura mbi 40 gradë. Piku i temperaturave regjistrohet mbas orës 14.00.

Vlerat më të larta, do i kenë Tirana, Elbasani, Durrësi, Kuçova, Elbasani, Berati, por dhe Lushnja pritet që të jetë në vlera shumë të larta. Shkodra, Vlora, qytetet kryesore që të gjitha presim që të jenë temperaturat shumë të larta.

Do kemi një rënie graduale me 2-3 gradë nesër dhe dita enjte do ketë rënie me 2-3 gradë të tjera. Fundjava shkon me 5 gradë më e ulët se dita e sotme.

Duke qenë se gjatë dy javëve kemi pasur temperatura shumë të larta, kjo ndjehet dhe më shumë se sa më e gjatë të jetë vala e të nxehtit aq më shumë problematika shfaq për qytetarët.

Deri në datën 3 gusht do të jenë temperatura normale të favorshme dhe dy javët e tjera do të jenë të nxehta, por nuk presim kalime të ekstremeve si dita e sotme.

Nga ndryshimet klimatike pritet që t’i kemi gjithmonë prezent këto fenomene dhe do zgjasin në kohë", tha Gjoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat