Shpallet në kërkim ndërkombëtar Arben Ahmetaj

Shqipëria

Shpallet në kërkim ndërkombëtar Arben Ahmetaj

Më: 24 korrik 2023 Në ora: 11:40
Arben Ahmetaj

SPAK ka shpallur në kërkim ndërkombëtar Arben Ahmetajn. Interpoli dhe institucionet e tjera ligjzbatuese ndërkombëtare janë njoftuar.

Ndaj ish-zëvendëskryeministrit, SPAK ka ngritur akuzë për tre vepra penale. Ai akuzohet për korrupsion, fshehja apo mosdeklarim të pasurive dhe pastrim parash., raporton Euronews Albania.

Kuvendi i Shqipërisë i hapi më 14 korrik 2023 rrugë arrestimit të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj.

Në seancën e posaçme plenare, 117 deputetë votuan pro kërkesës së SPAK për arrestimin e Ahmetajt, duke i hequr kështu imunitetin e deputetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat