Rrezikoi jetën e pushuesve duke lundruar me gomone afër bregut, gjobitet autori

Shqipëria

Rrezikoi jetën e pushuesve duke lundruar me gomone afër bregut, gjobitet autori

Më: 23 korrik 2023 Në ora: 21:21
Foto nga vendi i ngjarjes

Një person është gjobitur me 10 mijë lekë dhe i është bllokuar gomonia, pasi theu perimetrin e sigurisë në Spille.

Ai lundroi afër bregut duke rrezikuar jetën e pushuesve.

Lundroi me gomone, duke shkelur perimetrin e sigurisë dhe duke vënë në rrezik jetën e plazhistëve, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare ndërhynë menjëherë dhe bllokuan mjetin lundrues.

Policia Kufitare ndëshkon me masën administrative 100 000 lekë të rinj, drejtuesin e mjetit lundrues gomome.

Policia Kufitare e Durrësit dhe Njësia Policore Detare, pas marrjes së njoftimit nga shërbimet e patrullës tokësore që patrullon në vijën bregdetare dhe nga pushues në plazhin e Spillesë, se një mjet lundrues gomone po lundronte brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e plazhistëve, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë.

Policia Kufitare identifikoi mjetin lundrues (gomone) dhe bëri bllokimin e menjëhershëm të tij.

Gjithashtu, ndëshkoi me masë administrative 100 000 lekë të rinj, drejtuesin e mjetit lundrues gomone, për ushtrim të aktivitetit jashtë zonave të miratuara, duke rrezikuar jetën e pushuesve.

Mjeti i bllokuar u shoqërua në ambientet e SPK Durrës.

Policia Kufitare Durrës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve lundruese që të mos shkelin perimetrin e sigurisë dhe të zbatojnë me korrektësi rregullat e lundrimit, duke qenë të pajisur me dokumentacionin përkatës.

Policia Kufitare fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast paligjshmërie që cenon sigurinë e tyre, duke iu garantuar anonimat, reagim të shpejtë dhe profesional.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat