Lulzim Basha sfidon gjithë politikën e vjetër, kërkon Vetting për politikanët

Shqipëria

Lulzim Basha sfidon gjithë politikën e vjetër, kërkon Vetting për politikanët

Nga: Skënder Kapiti Më: 22 korrik 2023 Në ora: 12:22
Skënder Kapiti

Vetëm një politikan i lirë, i pa shtrënguar dhe i pa kapur nga e shkuara komuniste as i kapur nga korrupsioni, një politikan demokrat e patriot dhe vetëm një politikan i guximshëm dhe i sinqertë para shqiptarëve deklarohet kështu si Lulzim Basha: ”Koha është ilaçi më i mirë. Dhe koha e rrëzoi malin e gënjeshtrave që ngriti para shqiptarëve ai që kërkon me çdo kusht e mjet të mbajë peng PD për interesat e veta personale.

Që ti japim fund baltosjes, që të tregojmë kush është i korruptuar e kush jo, kush është peng e kush jo, kush është i lidhur me krimin e kush jo, le të votojmë Veting-un për politikanët. Të nisë transparenca nga unë e më pas të gjithë këta që sot e 32 vite mbajnë peng Shqipërine”.

I pari Shqipërisë, por edhe Kosovës dhe të gjithë shqiptarëve u intereson që në Shqipëri në pushtet të vijë ndryshimi,të vijë politika kombëtare e sundimit të ligjit dhe e luftës kundër korrupsionit; shqiptarëve u intereson që në Shqipëri në pushtet te jetë një politike e cila ka mbështejen e aleatit strategjik të shqiptarëve, të SHBA-ve.Shqiptarëve u interson një politikë që të parën të ketë Shqipërinë; u intereson politika e progresit,politika e shpresës për të ardhme më të mirë.

Kurrë politika e hajnisë, e tradhtisë publike e kombëtare dhe e korrupsionit nuk mund të jetë politikë e interesit kombëtar dhe as proamerikane.

Ajo e cila vërehet por që nuk e kanë thënë e as deklaruar të tjerët është fakti se kundër Lulzim Bashës nuk është vetëm e vjetra politike e Tiranës , por është në një masë të konsiderueshme edhe ajo e vjetra politike e Prishtinës. Pra kundër Bashës janë PS-FOLTORE-LSI në Tiranë por edhe ajo PDK-LDK-AAK në Prishtinë që janë në aleanca respektive me njëra-tjetrën dhe nuk u intereson fitorja e alternativës së ndryshimit në Shqipëri që është Elita e Re Politike e PD-së patriotike dhe euroatlantike.Shqipëria duhet të ndahet nga e kaluara dështake ,duhet të ndahet nga tranzicioni dhe nga trashëgimia politike e së keqes.

Dhe jo vetëm politika e vjetër e korruptive , por kunder Bashes janë edhe shpura servile dhe korruptive mediatike dhe ajo intelektuale.

Në Kosovë, publiku atje mëson dhe informohet vetëm nga televizionet e Tiranës të cilat janë vegla të politikës së vjetër që i kanë vënë embargo Bashës dhe Elitës së Re politike të PD-së.Të vjetrën politike të Tiranës dhe atë të Prishtinës e karakterizojnë dhe kanë si emërues të përbashkët korrupsionin, hajninë, padrejtësinë dhe papërgjegjshmërinë publike e kombëtare.

Ato të dyja, pra dy të vjetrat politike si në Shqipëri ashtu dhe në Prishtinë nuk e duan ndryshimin në Shqipëri, nuk e duan Triumfin e Bashës dhe të Partisë Demokratike të Shqipërisë, nuk e duan Elitën e Re Politike të PD-së, sepse ndryshimin në Shqipëri, ato , pra të vjetrat politike si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë e shohin si falimentim e dështim total të tyre.

Politika e Tiranës e cila duhet të ishte shëmbull dhe në pararojë të interesave kombëtare dhe si model demokracie, shtetndërtimi e lufte kundër korrupsionit, ajo përkundrazi edhe në Kosovë ka tejcuar vetëm të këqija duke e infektuar e përcarë edhe politikën e Prishtinës.

Fakti që si e vjetra politike e Tiranës dhe ajo e Prishtinës nuk realizuan standardet moderne shtetndërtuese dhe nuk ndërtuan shtetin ligjor por prej të dy atyre politikave, shqiptarët vetëm sa u larguan dhe vazhdojnë që të largohen nga atdheu tregojnë se ato të dy politikat kanë dështuar.

Politikat e vjetra të Tiranës dhe ajo e Prisrtinës, nuk duan ndryshimin në Shqipëri por duan status quonë, pasi në rast se në Shqipëri nuk ndëshkohet dhe nuk cmontohet nga pushteti e vjetra politike dhe korrupsioni , atëhere shpreson rikthim në pushtet edhe e vjetra politike e Prishtinës. Të vjetrat politike shqiptare kanë penguar shtetin dhe drejtësinë dhe duke qenë se ato nuk dëshironin shtetin ligjor atëhere ndërkombëtarët ua imponuan si Tiranës ashtu edhe Prishtinës, njërës miratimin e Vetting-ut dhe tjetrës Gjykatën Speciale.Mirëpo është për t’u habitur se në Shqipëri nuk ka mbështeje dhe as inkurajim politik e as publik për atë se cfarë po bën Vetting-u Shqipëri,i cili po pastron edhe drejtësinë por edhe politikën.

E vjetra politike në Prishtinë ashtu si ajo në Tiranë nuk dëshiron Vetting-un politik.

Prandaj dy të vjetra politike si ajo e Tiranës dhe ajo e Prishtinës,të dyja nuk e duan Bashën, sepse Basha si mision të parë ka Vetting-un politik dhe cmontimin e sistemit të korrupsionit dhe të kleptokracisë që ka instaluar politika e vjetër në Shqipëri

Me Bashën, me ndryshimin dhe me Vetting-un janë edhe SHBA edhe BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat