“Ligji u miratua në mes të errësirës”, Meta kundër legalizimit të kanabisit: Rama shpërblim narkotrafikantëve për zgjedhjet!

Shqipëria

“Ligji u miratua në mes të errësirës”, Meta kundër legalizimit të kanabisit: Rama shpërblim narkotrafikantëve për zgjedhjet!

Më: 21 korrik 2023 Në ora: 15:03
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një dalje për mediat ka dalë kundër vendimit të djeshëm të Kuvendit, ku me votat e maxhorancës u miratua legalizimi i kanabisit mjekësor.

Meta tha se ky akt i turpshëm u bë pas mesnate në errësirë.

“Dua të denoncoj aktet e turpshme të maxhorancës dje në Kuvend, ku ajo mbylli sesionin për veten e saj dhe gjithçka që i takon kapjes së shtetit. Dje pas mesnate në errësirë, Kuvendi miratoi ligjin për legalizimin e kanabisit, një ligj i kritikuar nga të gjithë dhe i paralajmëruar se do të dëmtojë të ardhmen e vendit.

Ky ligj ka dështuar dhe në vende me shtet të se drejtës më funksional se sa Shqipëria. Është e qartë se të gjitha raportet ndërkombëtare e nxijnë vendin tonë si një vend që është shndërruar në një qendër të rëndësishme të trafikut të drogës, të kokainës, heroinës dhe kanabisit. Duam të theksojmë se Rama me vetëdije të plotë mbajti premtimin që iu bëri narkotrafikantëve për shërbimet që iu bë në zgjedhjet e fundit.”, tha Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat