Meteorologu Hakil Osmani paralajmëron qytetarët: Të shtunën dhe të dielën, Shqipëria “përcëllohet”

Shqipëria

Meteorologu Hakil Osmani paralajmëron qytetarët: Të shtunën dhe të dielën, Shqipëria “përcëllohet”

Më: 21 korrik 2023 Në ora: 10:34
Foto ilustrim

Edhe fundjava do të jetë nën ndikimin e të nxehtit afrikan duke bërë që temperaturat të arrijnë deri në 43 gradë. Meteorologu Hakil Osmani shprehet se qarqet më të nxehta do të jenë Elbasani, Berati dhe Gjirokastra ndërsa qarku i Korçës do të jetë më i freskët, me temperatura që arrijnë deri në 37 gradë celcius.

Në zonat bregdetare, temperaturat do të jën disa gradë më të ulëta, sipas meteorologut. Të dielën pritet që temperaturat të ulen pak. Sa i përket vendeve të rajonit, Kosova do të ketë temperatura deri në 39 gradë, në Maqedoninë e Veriut do të shkojnë mbi 40 ndërsa Mali i Zi pret temperatura mbi 42 gradë.

“Sot dhe nesër, dy ditë të nxehta në territorin shqiptar, duke bërë që maksimumet do të shkojnë në 42 gradë në Elbasan dhe Gjirokastër ndërsa nesër pritet të kemi maksimume në 43 gradë në qarkun e Elbasanit, Beratit dhe Gjirokastrës. Po ashtu, Shkodra, Tirana dhe Fieri pritet të ketë temperatura shumë pranë vlerave 41.

Dita e diel sjell një tërheqje të përkohshme të valës të të nxehtit duke bërë që maksimumet në të gjithë territorin të zbresin rreth vlerës 40 gradë. Në bregdet priten temperatura 2 apo 3 gradë më të ulëta, duke bërë që maksimumet të jenë rreth 38 gradë ndërsa më e freskët pritet të jetë juglindja me rreth 37 gradë celcius.

Sa i përket kushteve të motit, do të kemi dominim të kthjellimeve dhe shumë pak vranësira, të fokusuara kryesisht në zonat malore por nuk priten reshje. Vendet e rajonit do të jenë nën dominimin e kthjellimeve, kalime të pakta të vranësirave. Maksimumet do të jetë në 38 në 39 gradë celcius gjatë së shtunës në Kosovë.

Në Maqedoninë e Veriut edhe mbi 40 gradë ndërsa në zonat perëndimore të Malit të Zi edhe mbi 42 gradë celcius”, theksoi meteorologu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat