Berisha ‘non grata’ nga Britania e Madhe/ E zbulon analisti: Ja kush e përgatiti dosjen

Shqipëria

Berisha ‘non grata’ nga Britania e Madhe/ E zbulon analisti: Ja kush e përgatiti dosjen

Më: 21 korrik 2023 Në ora: 00:09
Sali Berisha

Analisti Lorenc Vangjeli është shprehur se kanë qenë shërbimet britanike që kanë përgatitur dosjen ‘non grata’ të Sali Berishës në Tiranë.

Në një intervistë “Now”, shtoi se shkaku i shpalljes së Berishës “non grata’, nuk është vetëm dosja që kanë sjellë britanikët, por ka më shumë se aq.

“Kam pretendime që shërbimet britanike, punojnë me saktësinë  e skanerave, rezonancave  dhe dinë për ne dhe për qeverinë shumë më shumë se sa dimë ne. Ajo dosje bazohet vetëm në këto gjëra dhe janë të përjashtuar këto segmente të tjera. Nuk mundet që në një dosje që duket se e prodhon diplomacia të mos jetë përdorur ky burim i dorës së parë që quhet shërbime.

Burim, shkaku i shpalljes së Berishës “non grata’, nuk është vetëm dosja që kanë sjellë britanikët ka dhe diçka tjetër. Këto vendime janë akte politike”-tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat