Rama: Rrugë e re turistike mbi kreshtat e kodrave nga Dhërmiu në Sarandë

Shqipëria

Rama: Rrugë e re turistike mbi kreshtat e kodrave nga Dhërmiu në Sarandë

Më: 20 korrik 2023 Në ora: 20:31
Foto ilustrim

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama informoi sot se po punohet me projektin për rrugën e re turistike që nga Dhërmiu, në Himarë dhe Sarandë, përmbi kreshtat e kodrave.

I shoqëruar nga zv/kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, Rama inspektoi akset e reja Orikum–Dukat dhe Palasë–Dhërmi, të cilat janë të hapura përkohësisht për qarkullimin.

Ai theksoi se rruga e re turistike nga Dhërmiu në Himarë dhe Sarandë, do të jetë një alternativë çliruese për zhvillimin e infrastrukturës hoteliere dhe çlirimin e trafikut në bregdetin jugor të Shqipërisë 2030, kampione e Ballkanit në turizëm.

Ndërkohë, Balluku informoi se me buxhetin e vitit tjetër do të nisë menjëherë studimi për vazhdimin e kësaj rruge, shkruan Atsh. “Zona turistike po zhvillohet edhe nga Dhërmiu e Himara ndaj mendojmë të kemi një rrugë të re në nivelin e kodrave, pa prekur vijën bregdetare poshtë. Kjo rrugë do të lidhë gjithë pjesën tjetër, edhe Porto Palermon. Vitin tjetër ne do të kemi studimin e plotë për vazhdimësinë e rrugës, me synim për ta lidhur deri në Sarandë me një infrastrukturë të re të kategorisë C, duke lënë rrugën e vjetër në bregdet”, u shpreh ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat