Opozita proteston në Kuvend, Berisha nxjerr posterat me kanabis: Mafia është shteti

Shqipëria

Opozita proteston në Kuvend, Berisha nxjerr posterat me kanabis: Mafia është shteti

Më: 20 korrik 2023 Në ora: 11:06
Sali Berisha

Me debate ka nisur seanca e fundit për këtë sesion parlamentar në Kuvendit e Shqipërisë ku janë parashikuar për diskutim dhe votim disa projektligje, ndër më të rëndësishmet projektligji për studentët e Mjekësisë dhe kanabisi për qëllime mjekësore.

Opozita në këtë seancë kishte kërkuar interpelancë me kryeministrin Edi Rama në lidhje me çështjen e inceneratorëve, por kërkesa u rrëzua nga Kryesia e Kuvendit me pretendimin se me këtë çështje tashmë po merret drejtësia.

Me pankarta në duar Berisha dhe deputetë të PD kanë protestuar duke hedhur akuza ndaj qeverisë.

Image
Sali Berisha

“Kjo është më e forta. S’ka më mbledhje grupi”, thotë Berisha duke treguar posterat me kanabis dhe për inceneratorët.

Image
Sali Berisha
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat