Shfrytëzoi qendrën e masazheve për prostitucion në Tiranë, arrestohet një 24-vjeçare dhe procedohen tre të tjera

Shqipëria

Shfrytëzoi qendrën e masazheve për prostitucion në Tiranë, arrestohet një 24-vjeçare dhe procedohen tre të tjera

Më: 19 korrik 2023 Në ora: 10:41
Foto ilustrim

Arrestohet një 24-vjeçare dhe shpallet në kërkim pronari i një qendre masazhesh në Tiranë, pasi e kishin kthyer ambientin për prostitucion.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, operacioni policor i koduar “Spa 19”.

Kishte përshtatur një qendër masazhesh, për veprimtarinë e kundërligjshme të prostitucionit, shpallet në kërkim pronari i qendrës së masazheve.

Vihen në pranga 1 shtetase dhe procedohen në gjendje të lirë 4 shtetase të tjera të punësuara në këtë qendër.

Sekuestrohen 51 500 lekë të rinj dhe 150 euro, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme, si dhe 3 aparate celulare.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Spa 19”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetases:

K. I., 24 vjeçe, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset A. K., 33 vjeçe, E. L., 33 vjeçe, dhe E. O., 30 vjeçe, punonjëse në këtë qendër masazhesh, të gjitha banuese në Tiranë.

Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi O. Rr., 36 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasi O. Rr. administronte një qendër masazhesh, në Rrugën Bardhyl, në të cilën ishin të punësuara 23-vjeçarja e arrestuar dhe tre shtetaset e tjera. Përveç aktivitetit të regjistruar ligjërisht si qendër masazhesh, në këtë subjekt ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 51 500 lekë të rinj dhe 150 euro, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme, bashkë me 3 celularë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat