“Skanohen” diplomatët e rinj; Genc Pecani ambasador në Moskë, Oljan Kanushi në Slloveni

Shqipëria

“Skanohen” diplomatët e rinj; Genc Pecani ambasador në Moskë, Oljan Kanushi në Slloveni

Më: 18 korrik 2023 Në ora: 15:36
“Skanohen” diplomatët e rinj; Genc Pecani ambasador në Moskë, Oljan Kanushi në Slloveni

Genc Pecani, një diplomat karierre është propozimi i qeverisë për ambasador në Rusi.

Në dëgjesën në Komisionin e Jashtëm, për të cilin ka shërbyer edhe si këshilltar, Genc Pecani është i vetmi në radhën e ambasadorëve të ndryshuar që detyra do ta çojë në një vend ku “të ngrira” është kryefjala e marrëdhënieve Shqipëri-Rusi.

Në një front aspak të lehtë dhe në kushte sfiduese që kërkojnë kurajo, vendosmëri, ekuilibër dhe përgjegjësi të jashtëzakonshme.

Genc Pecani do të shkojë në Moskë nën sfondin e konfliktit në Ukrainë dhe ku Shqipëria është pozicionuar kundër Rusisë dhe ku këtë të fundit e akuzon për përpjekje për të destabilizuar situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Kjo detyrë shkon edhe më tej, mbrojtjen e interesave të paqes dhe sigurisë në Evropë dhe veçanërisht në Ballkanin Perëndimor.

Raportet Shqipëri-Rusi prej vitit 1945 deri më sot ndoqën një trajektore ftohje dhe ngrohje. Pas viteve 90, mbetën korrekte dhe në disa raste as të tilla, siç ishin dëbimet e diplomatëve nga ambasadat në vendet përkatëse dy vite më parë. Përtej kësaj situate, Genc Pecani thotë se marrëdhëniet mes dy popujve nuk mund të cënohen nga politikat e mbrapshta të një udhëheqësi siç është Vladimir Putin.

Misioni i ambasadorit duhet të drejtohet edhe nga fakti se historia e marrëdhënieve dhe lidhjeve mes mes popujve, të cilat duhen forcuar dhe promovuar vazhdimisht kanë një karakter trashedent, ato shkojnë përtej kufijve kohorë dhe politikave të një lidershipi sado destruktive qofshin ato.

Për emrin e propozuar opozita nuk pati asnjë kundërshti përveç demokratit Tomor Alizoti që nuk e gjeti aq të vështirë detyrën e Genc Pecanit në Rusi.

Për pjesën që do të shkoni në një vend shumë të vështirë siç është Rusia, nuk ua qaj shumë hallin sepse ju do të mbuloni Rusinë, Biellorusinë dhe Uzbekistanin dhe Shqipëria po i afrohet pak a shumë Biellorusisë, në këtë situatë që ka lidhje me autokracinë, kështu që e keni të lehtë.

Pas një dipomati karriere, në karrige u ul Oljan Kanushi. Ish numri dy i Shërbimit Informativ, kurikulimi i të cilit nuk mban një eksperiencë diplomati është propozimi për ambasador në Slloveni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat