Vapa shton ankthin, spitali psikiatrik i Elbasanit është plot

Shqipëria

Vapa shton ankthin, spitali psikiatrik i Elbasanit është plot

Më: 16 korrik 2023 Në ora: 20:02
Foto ilustrim

Temperaturat e larta theksojnë problematikat e shëndetit mendor duke shtuar numrin e personave që kërkojë ndihmë mjekësore.

Kryesisht periudhën e të nxehtit e përjetojnë me vështirësi të shtuara personat që kanë probleme me ankthin.

Të gjitha kapacitetet në spitalin psikiatrik të Elbasanit janë të ezauruara ndërkohë ndërkohë ndër këshillat e mjekëve, shumë i rëndësishëm është suporti i familjarëve.

Por jo vetëm shëndeti mendor, temperaturat e larta kanë mbushur urgjencën e Elbasanit. Pacientët që kërkojnë ndihmë mjekësore kryesisht shfaqin probleme gastroenterite, temperaturë, alergji dhe pickime nga insektet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat