SPAK ndërpret bashkëpunimin me “ish-ushtarin” e Nuredin Dumanit, shkak dëshmitë kontradiktore në GJKKO

Shqipëria

SPAK ndërpret bashkëpunimin me “ish-ushtarin” e Nuredin Dumanit, shkak dëshmitë kontradiktore në GJKKO

Më: 15 korrik 2023 Në ora: 22:48

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar, SPAK, ka vendosur që të ndalojë bashkëpunimin me të penduarin e drejtësisë Henrik Hoxhaj.

Sipas burimeve nga News 24, Hoxhaj akuzohet për një sërë krimesh, mes tyre edhe tentativa për krijimin e kushteve për vrasjen e Endrit Dokles, apo dhe eksplozivin në banesën e Talo Çelës.

Hoxhaj është cilësuar edhe si ushtar i Nuredin Dumanit, i cili tashmë ka marrë statusin e të penduarit të drejtësisë.

Nga ana tjetër, edhe Hoxhaj kishte marrë më herë rolin e të penduarit të drejtësisë, duke rrëfyer për hetuesit e SPAK krimet mbi të cilat kishte dijeni së bashku me Nuredin Dumanin.

Ndërprerja e bashkëpunimit të SPAK me Hoxhajn erdhi dyshohet të ketë ardhur për shkak se dëshmitë e tij nuk janë përputhur totalisht me ato të Nuredin Dumanit për disa raste, duke krijuar kontradikta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat