“Gjinushi s’mund të kërkojë një mandat të dytë”, Artan Fuga jep arsyet ligjore

Shqipëria

“Gjinushi s’mund të kërkojë një mandat të dytë”, Artan Fuga jep arsyet ligjore

Më: 15 korrik 2023 Në ora: 16:16
Artan Fuga

Akademiku Artan Fuga foli në lidhje me zgjedhjet në Akademinë e Shkencave.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se sipas ligjit Skënder Gjinushi nuk mund të ketë një mandat të dytë në këtë institucion.

Mes tjerash ai nënvizoi se ligji ndalon që një 75 vjeçar të vazhdojë të mbajë mandatin e kryetarit apo të nënkryetarit.

‘Nëse kryetari dhe nënkryetari i Akademisë së Shkencave, pra Gjinuri dhe Tone do i kishin hapur zgjedhjet në  19 qershor, ata nuk mund të kandidonin. Ligji në fuqi nuk lejon që një anëtar i kryesisë të ketë një mandat radhazi, pra ata s’mund të kenë një mandat të dytë dhe e dyta sepse ligji ndalon që një 75 vjeçar të vazhdojë të mbajë mandatin e kryetarit apo të nënkryetarit. Kështu që nga njëra anë bllokohen zgjedhjet në Akademi dhe nga ana tjetër bëhen presione të jashtëzakonshme në Kuvend. I kam dërguar një shkresë Lindita Nikollës me të gjithë shkeljet proceduriale, sepse është detyrimi i kryetares së Kuvendi, që një projektligj që shkel procedurat” tha Fuga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat