Fshatrat e Lushnjës pa ujë të pijshëm, banorët: Kemi vetëm 60 minuta në 24 orë dhe të ndotur, për ne shteti nuk ekziston

Shqipëria

Fshatrat e Lushnjës pa ujë të pijshëm, banorët: Kemi vetëm 60 minuta në 24 orë dhe të ndotur, për ne shteti nuk ekziston

Më: 15 korrik 2023 Në ora: 15:02
Lushnjë

Prej vitesh banorët e fshatrave Zhamë dhe Sektor në Lushnje vuajnë mungesën e ujit, situatë që bëhet me shqetësuese në stinën e verës kur temperaturat janë përvëluese.

Banorët thonë se furnizohen vetëm një orë në ditë me ujë, i cili është i ndotur.

3000 banorë të fshatit Zhamë e Sektor, buzë autostradës Lushnjë-Tiranë ndiejnë mungesën e ujit. Situata e mbartur ndër vite bëhet më shqetësuese gjatë periudhës së verës në një kohë që temperaturat janë përvëluese.

Këto zona furnizohen me ujë vetëm një orë në ditë, i cili nuk mund të konsumohet për shkak se tubacionet janë të vjetra dhe të dëmtuara dhe kalojnë nëpër ujërat e zeza duke shkaktuar ndotjen e ujit të pijshëm.

Ankesat e banorëve të Zhamës kanë qenë të përsëritura edhe pranë bashkisë së Lushnjës, por situata nuk ka ndryshuar prej vitesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat