Pogradec; s’ka vrojtues në plazhe, pushuesit ankohen për mungesën e sigurisë

Shqipëria

Pogradec; s’ka vrojtues në plazhe, pushuesit ankohen për mungesën e sigurisë

Më: 15 korrik 2023 Në ora: 12:15
Foto ilustrim

Ndryshe nga vitet e tjera, ketë vit në Pogradec ka hapësira të shumta me plazhe publike.

Turistët vendas dhe të huaj që kanë zgjedhur të pushojnë në qytetin liqenor, thonë se janë të kënaqur me shtimin e hapësirave.

Por për pushuesit siguria në plazhet si publike ashtu dhe ato private mbetet shqetësim.

Pushuesit thonë se rojet e sigurisë duhet të jenë më të shumtë. Fatmirësisht deri më tani në Pogradec nuk ka pasur raste të personave që kanë rrezikuar të mbyten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat