Shpejtësi skëterrë 205 km/orë në Rrugën e Kombit, ndëshkohet drejtuesi i “Audi A8”

Shqipëria

Shpejtësi skëterrë 205 km/orë në Rrugën e Kombit, ndëshkohet drejtuesi i “Audi A8”

Më: 15 korrik 2023 Në ora: 10:17
Foto ilustrim

Një drejtues automjeti është ndëshkuar nga Policia Rrugore për shkak të shpejtësisë së lartë me të cilën qarkulloi në Rrugën e Kombit.

Policia thotë se drejtuesi i një automjeti tip “Audi A8”, qarkulloi me shpejtësi 205 km/orë, në Rrugën e Kombit dhe u gjobit 40 000 lekë të rinj dhe me masë plotësuese.

Gjatë 2 javëve të para të muajit korrik, shërbimet e Njësisë së Policisë Rrugore për Sigurinë e Autostradës “Milot-Morinë”, të pajisura me mjete logjistike bashkëkohore, ndëshkuan 144 shtetas që drejtonin automjetin përkatës, me shpejtësi nga 150 km/orë deri në 205 km/orë, prej tyre:

135 shqiptarë të Kosovës u ndëshkuan me masë administrative sa dyfishi i masës administrative që parashikon Kodi Rrugor;

9 shtetasve shqiptarë iu është pezulluar leja e drejtimit për periudha nga 3 deri në 12 muaj, si dhe iu janë zbritur nga 5 deri në 8 pikë nga leja përkatëse e drejtimit.

Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe, 70 automjete janë shpallur “Alert”, pasi qarkullonin me shpejtësi tej normave të lejuara, në tunelin e Kalimashit.

Policia thotë se në fundjavë, në çdo aks ka radarë dhe duhet të udhëtoni me kujdes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat