“Pastrohen” pesë fshatra të Krujës, asgjënohen 480 bimë kanabis përmes djegies

Shqipëria

“Pastrohen” pesë fshatra të Krujës, asgjënohen 480 bimë kanabis përmes djegies

Më: 13 korrik 2023 Në ora: 08:23
Foto ilustrim

Janë zbuluar 480 bimë kanabis në 6 fshatra të Krujës gjatë fazës së 26-të operacionit policor të koduar “Territori i pastër”.

Bimët e mbjella u gjetën në në territoret malore të fshatrave Kroi i Madh, Mafsheq, Shqezë, Krastë dhe Picragë, në Krujë, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Më parë, si rezultat i fazave të tjera të këtij operacioni, janë asgjësuar 13 850 bimë narkotike kanabis.

Strukturat hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kultivimit të bimëve narkotike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat