Zuri hapësirën publike me shezlongë dhe çadra në liqenin e Pogradecit, nën hetim një 66-vjeçar

Shqipëria

Zuri hapësirën publike me shezlongë dhe çadra në liqenin e Pogradecit, nën hetim një 66-vjeçar

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 13:45
Foto ilustrim

Administratori i një plazhi në liqenin e Pogradecit po ndiqet penalisht.

Gjatë bregut të liqenit, në lagjen nr 1, ai kishte zënë hapësirën publike me shezlongë dhe çadra të vendosura pa lejen përkatëse.

Policia ka hequr dhe sekuestruar 21 shezloge dhe çadra të cilat zinin hapësirën publike.

Administratori i këtij plazhi është shtetasi me iniciale H.M 66 vjeç nga Pogradeci.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat