Telefoni që ‘fundosi’ Ahmetajn, çfarë u zbulua në Blackberry-n e ish-ministrit

Shqipëria

Telefoni që ‘fundosi’ Ahmetajn, çfarë u zbulua në Blackberry-n e ish-ministrit

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 11:38
Arben Ahmetaj.

Burime bëjnë me dije se SPAK ka gjetur një aparat celular të markës Blackberry në shtëpinë e ish-bashkëshortes së Arben Ahmetaj.

Aparati ka qenë në përdorim nga ish-zyrtari i lartë. Ai është hapur dhe hetuesit kanë konsatuar se një pjeë e madhe e komunikimeve ishin fshirë, por ekpertet laboratorit digjital të spak kanë arritur t’i rikuperojnë.

Rezulton se nga data 21 korrik 2012 deri në 10 tetor 2012, pra në gati tre muaj ka patur 138 komunikime telefonike mes Ahmetaj dhe Mirel Mërtirit.

Nga komunikimet e gjetura midis tyre rezulton se bashkëbiseduesit kanë një raport tepër miqësor pasi në bisedat e tyre përdoren fjalet si: “O la” (nënkupton vëlla), “fratelo”, “tigër”, “i madh”…etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat