Dhuna barbare ndaj kushërinjve Maja, Klodiana Lala: Filmimi i videos, mesazh prej “Don Corleoneje”

Shqipëria

Dhuna barbare ndaj kushërinjve Maja, Klodiana Lala: Filmimi i videos, mesazh prej “Don Corleoneje”

Më: 10 korrik 2023 Në ora: 23:42
Foto nga vendngjarja

Filmimi i dhunës barbare e ushtruar nga fisi Rraja ndaj 2 kushërinjve Maja në Fushë Krujë të enjten e 6 Korrikut, ishte një mesazh drejtuar banorëve të tjerë të fshatit Borizanë që protestonin kundër gurores së Rrajave.

Kështu u shpreh gazetarja Klodiana Lala në studion e emisionit Opinion në Tv Klan, e cila tha se vetë dhunuesit e kanë filmuar ngjarjen dhe videon e kanë shpërndarë më pas qëllimisht në rrjetet sociale.

Është filmuar nga ana e tyre, nga dhunuesit barbarë, të cilët donin t’u dërgoni mesazh të gjithë personave që protestonin që nëse do ta vijonin këtë histori ata do t’u bënin të njëjtën gjë të gjithëve.

Pra ishte një mesazh prej “Don Corleoneje”, që nëse ju flisni ne do t’ju shkrijmë të gjithëve dhe do t’ju vdesim të gjithëve”, tha ndër të tjera gazetarja Lala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat