Studentja e mjekësisë përplaset me zv/ministren: Po na i fundosni ëndrrat

Shqipëria

Studentja e mjekësisë përplaset me zv/ministren: Po na i fundosni ëndrrat

Më: 9 korrik 2023 Në ora: 22:22
Studentja e mjekësisë përplaset me zv/ministren: Po na i fundosni ëndrrat

Studentja e Mjekësisë, Dea Guri debatoi me zv.ministren e Shëndetësisë Etleva Kolovani lidhur me projektligjin e miratuar pak ditë më parë që i detyron ata të shërbejnë 5 vjet në Shqipëri.

Zëvendës-ministrja u shpreh se projektligji i miratuar nuk ja vështirëson jetën Deas dhe studentëve si ajo, ashtu siç pretendojnë, pasi me të mbaruar vitin e gjashtë shteti do t’i ofrojë punë të shërbejë në spitale për t’i shërbyer vendit të saj.

Sipas studentes, me këtë vendim, qeveria është duke fundosur ëndrrat e studentëve të mjekësisë për t’i shërbyer publikut.

Ndërsa, avokati Jordan Daci, tha se realiteti në Shqipëri e tregon shumë qartë se vendi ka një emergjencë për mjekë.

Daci u shpreh situata është e tillë që duhen marrë masa sa nuk është vonë për të parandaluar një krizë të mundshme.

Sipas tij, pr.ligji futet te puna e detyruar, ndaj nuk ka asnjë shkelje kushtetuese.

“Ka një emergjencë për mjekë, s’mund të presim kur ajo të bëjë bum dhe s’jemi Gjermania që të kemi mundësi ti marrim nga jashtë. Ka nevojë për një ndërhyrje, ka nevojë që mjekët t’i mbajmë në Shqipëri me çdo mënyrë. Qëllimi i dytë është ku, si, pse, sa. Më e mira do të ishte që të gjithë këta të mos pengoheshin të mos cenoheshin fare dhe të specializoheshin jashtë. Por realiteti është që jemi më pak se rajoni për numrin e mjekëve”.

Çdo lloj profesioni ka detyrime, çdo njëri që jeton në një shoqëri është i detyruar edhe t’i japë shoqërisë. Nuk futet te puna e detyruar, nuk ka asnjë shkelje kushtetuese. Pr.ligji është i mbushur edhe me paketa që nuk i kanë mjekët sot”, u shpreh Daci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat