Patrullim me motorë uji, jet-ski për sigurinë në plazhet e Shqipërisë

Shqipëria

Patrullim me motorë uji, jet-ski për sigurinë në plazhet e Shqipërisë

Më: 9 korrik 2023 Në ora: 19:38
Foto ilustrim

Për herë të parë në gjithë vijën bregdetare të Shqipërisë po përdoren motorët e ujit nga policia kufitare. Jet-Skit i janë shtuar flotës së uniformave blu me qëllim monitorimin e sigurisë së plazheve, por edhe goditjen e trafiqeve të paligjshme.

Në qarkun e Vlorës, ku ka dhe një përqendrim të shumtë të turistëve vendas dhe të huaj, janë dislokuar një pjesë e mirë e këtyre mjeteve risi në patrullimin detar.

700 mjete lundruese janë kontrolluar, ku 37 prej tyre janë gjobitur për mungesë dokumentacioni me masa administrative nga 100 deri 1 milion lekë.

Masat synojnë parandalimin e ngjarjeve dhe aksidenteve në plazhe si rasti i rëndë i vitit të kaluar ku 7- vjeçarja Jonada Avdia u përplas për vdekje në bregdetin e Himarës nga një skaf që drejtohej nga ish-polici Arjan Tase.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat