Nga atentati në Larushk te dhuna makabre nga fisi Rraja, ministri Çuçi i shkon në zyrë drejtorit të Policisë së Shtetit

Shqipëria

Nga atentati në Larushk te dhuna makabre nga fisi Rraja, ministri Çuçi i shkon në zyrë drejtorit të Policisë së Shtetit

Më: 8 korrik 2023 Në ora: 12:14
Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka shkuar sot në zyrën e Drejtorit të Policisë së Shtetit, Muhamed Rrumbullakut.

Mësohet se takimi po zhvillohet në ambientet e Drejtorisë së Policisë. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetari Igli Çelmeta.

Sipas të dhënave, temë diskutimi janë ngjarjet e fundit kriminale, por edhe incidenti i ndodhur në Thumanë mes fisit Rraja dhe dy kushërinjve të fisit Maja. Deri më tani në kërkim janë dy vëllezërit e deputetit Flamur dhe Xhelal Rraja dhe K.Rraja ndërsa një natë më parë u shpall në kërkim edhe djali i tij Rexhep Rraja.

Në pranga për këtë ngjarje ka përfunduar Ineidi Rraja, Eni Kullaj, Kujtim Përdaku dhe Andi Rraja.

NGJARJET

Kujtojmë se pak ditë më parë, banesa e Gentjan Bejtjas, një emër i njohur për policinë, u bë shënjestër e një sulmi me armë, ku për pasojë u plagosën dy fëmijët e tij të mitur dhe u vra kunati i tij.

Ndërkohë, dy ditë më parë, anëtarë të fisit Rraja dhunuan barbarisht dy persona, pas konflikteve që nisën për një ankesë për një gurore që ata kishin në pronësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat