Zbulohet sërish drogë në Krujë, asgjësohen parcela me kanabis në disa fshatra, në kërkim kultivuesit

Shqipëria

Zbulohet sërish drogë në Krujë, asgjësohen parcela me kanabis në disa fshatra, në kërkim kultivuesit

Më: 8 korrik 2023 Në ora: 11:04
Foto ilustrim

Zbulohet sërish drogë në Krujë. Finalizohet faza e 25-të e megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, ku u asgjësuan 883 bimë narkotike kanabis.

Më parë, në kuadër të këtij operacioni, janë gjetur dhe asgjësuar 12 967 bimë narkotike kanabis.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë kanë vijuar intensivisht kontrollet në fshatra të ndryshme të rrethit, me qëllim parandalimin dhe goditjen që në fazë fillestare, të tentativave për të kultivuar bimë narkotike.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në kuadër të fazës së 25-të të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, në fshatrat Mafsheq, Nuaj, Bruzë Mal, Krastë, dhe Shkozë Bardh, u gjetën të kultivuara 883 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Megaoperacioni policor antikanabis i koduar “Territor i pastër”, vijon. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat