Parcelë me kanabis në Malësinë e Madhe, tre të arrestuar, shpallet në kërkim roja

Shqipëria

Parcelë me kanabis në Malësinë e Madhe, tre të arrestuar, shpallet në kërkim roja

Më: 8 korrik 2023 Në ora: 10:24
Foto ilustrim

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Malësisë së Madhe dhe një 51 vjeçar është shpallur në kërkim pasi akuzohen për kultivim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Në kuadër të operacionit të koduar ZOOM”, i zhvilluar me metoda proaktive nga Komisariati i Policisë Malësi e Madhe, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër është bërë i mundur gjithahstu asgjësimi I 161 bimëve narkotike cannabis sativa.

Gjatë operacionit është filmuar nga pajisjet inteligjente duke ruajtur dhe duke vaditur bimët narkotike, 51 vjeçari i shpallur në kërkim.

Ndër të tjera mësohet se operacioni antikanabis është zhvilluar në fshatin Ivanaj, njësia administrative Kastrat, bashkia Malësi e Madhe, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasve përkatësisht 51 vjeç, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim; 35 vjeç, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, dhe “Përkrahja e autorit të krimit; 70 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Bazuar në informacionet e siguruara se në territorin e fshatit Ivan, në një zonë të pyllëzuar, ishin kultivuar bimë narkotike, Policia referoi materialet në Prokurori, e cila regjistroi procedimin penal.

Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat