I dyshuar në përfshirjen e atentatit ndaj Gentian Bejtjas në Krujë, zbardhet dëshmia e Valter Bamit

Shqipëria

I dyshuar në përfshirjen e atentatit ndaj Gentian Bejtjas në Krujë, zbardhet dëshmia e Valter Bamit

Më: 7 korrik 2023 Në ora: 10:55
Bami është shprehur se kur ka ndodhur ngjarja po qëndronte në shtëpi

Valter Bami, u ndalua mbrëmjen e djeshme nga Policia e Tiranës, ka mohuar sërish të jetë pjesëmarrës në atentatin ndaj Gentian Bejtjas ku humbi jetën Ramazan Sino dhe të plagosur mbetën djemtë e Gentianit, 10 dhe 13 vjeç.

Gjatë marrjes në pyetje në Drejtorinë e Vendore të Policisë së Tiranës, Bami është shprehur se kur ka ndodhur ngjarja po qëndronte në shtëpi, duke mbajtur të njëjtin qëndrim si të seancës së parë të marrjes në pyetje pak orë pas ngjarjes.

Valter Bami u ndalua dje nga policia dhe u shoqëruar në ambientet e DVP Tiranë.

Sipas policisë, bazuar në përgjigjen e aktit të ekspertimit kimik, ka rezultuar se në dorën e majtë të Valter Bamit, janë konstatuar faktorë plotësues të qitjes me armë zjarri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat